Këto Kombëtare e kanë siguruar kalimin në 1/8 e finales në Kupën e Botës

Këto Kombëtare e kanë siguruar kalimin në 1/8 e finales në Kupën e Botës

Këtë të hënë u zhvilluan katër ndeshjet e fundit të fazës së dytë të grupeve në Kupën e Botës “Katar 2022”.

Gana, Brazili dhe Portugalia ishin kombëtaret që sot regjistruan fitore në ndeshjet e tyre përkatëse.

Me fitoret e arritura, brazilianët dhe portugezët siguruan kalimin për në 1/8 e finales.

Përveç tyre, më herët kalimin tutje e kishte siguruar edhe Franca.

Sa i përket këtyre tri kombëtareve, në raundin e tretë mbetet të shihet vetëm nëse ato do të kalojnë nga pozita e parë e grupit, apo e dyta.

Shpërndaje në: