Këto pamje tregojnë se mallrat serbe vazhdojnë të importohen në Kosovë edhe pas taksës 100%

Këto pamje tregojnë se mallrat serbe vazhdojnë të importohen në Kosovë edhe pas taksës 100%

Taksa 100% e vendosur nga ana e Qeverisë së Kosovës, për mallrat serbe nuk po funksionon si duhet.

Kjo për shkak se kontrabandimi me mallra në veri të Kosovës po ndodh edhe më shumë pas kësaj takse.

Drejtësia në Kosovë sjell pamje dhe dëshmi se mallrat serbe po vazhdojnë të importohen në Kosovë edhe në vitin 2019.

Njëri nga shitësit e një dyqani në veri të Kosovës, tregon për Drejtësia në Kosovë për mallrat që posedojnë.

“Sa na përket ne, kemi depon në Leposaviq. Unë me të thënë të drejtën nuk kam lidhje. Vetëm se shihet se depoja është gjysmë e mbushur. Për më tepër unë kam shefin dhe mund ta pyesni atë”, tregon shitësi.

Pamjet e Drejtësia në Kosovë, dëshmojnë se mielli është importuar nga Novi Pazari dhe vlen deri në maj të këtij viti.

Edhe nafta në veriun e Kosovës kushton më pak se sa në jug.

Çmimi 1 euro e 18 cent sa kushton nafta në jug, në veri kushton 99 cent.

KLIKO VIDEON

 

Shpërndaje në: