KF Barcelona apo KF Ramiz Sadiku? Presidenti i Barçës thotë “Shpresoja që Messi të thoshte ‘po luaj falas'”

KF Barcelona apo KF Ramiz Sadiku? Presidenti i Barçës thotë “Shpresoja që Messi të thoshte ‘po luaj falas'”

Presidenti kontrovers i Barcelonës, Joan Laporta, e ka pranuar të premten që kishte pasur shpresë që Lionel Messi nuk do të largohej nga ekipi duke luajtur gratis për ta.

Messiu u bashkua me Paris Saint Germain si lojtar i lirë gjatë muajit gusht dhe do të fitojë një shumë të majme parash për çdo muaj.

Laporta ka thënë se Messi dëshironte të qëndronte në Camp Nou por kishte pasur presion të madh nga përfaqësuesit për shkak të ofertës së PSG-së.

“Erdhi një moment kur të dyja palët e kuptuam se rinovimi nuk ishte i mundur dhe dëshpërimi ishte i madh për të gjithë. Ai donte të mbetej por kishte presion të madh pas ofertës që e kishte marrë nga PSG-ja”, ka pranuar Laporta.

“Shpresoja që Messi të ndërronte mendjen dhe të thoshte se do të luante falas. Do ta kisha dashur atë veprim dhe përkrahur, por nuk isha në gjendje që një lojtari të kalibrit të tillë t’ia kërkoja ta bënte atë”.

Shpërndaje në: