KF Prishtina terrorizon futbollin kosovar: Transferon hiç më pak se Besart Berishën

KF Prishtina terrorizon futbollin kosovar: Transferon hiç më pak se Besart Berishën

FC Prishtina e ka bërë njërën prej përforcimeve më “bombastike” në futbollin e Kosovës.

Bardhë e katërtit edhe zyrtarisht kanë konfirmuar se kanë arritur marrëveshje zrytare me yllin kosovar, Besart Berisha.

Njoftimi i plotë i FC Prishtinës:

Ëmbëlsira sa i përket afatit kalimtar është lënë për fund, Besart Berisha zbarkon te FC Prishtina.?

Sulmuesi me përvojë të madhe, Besart Berisha, është përforcimi më i ri i skuadrës sonë.

Pas një karriere mbresëlënëse në Gjermani, Norvegji, Danimarkë, Angli, Australi e Japoni, me Kombëtaren e Shqipërisë dhe Kosovën, futbollisti me prejardhje nga qyteti i Prishtinës ka vendosur t’i bashkohet skuadrës “bardhekaltër” për ta shkrirë gjithë potencialin dhe përvojën e fituar në futbollin botëror për ekipin tonë.

Mirë se vjen Besart Berisha!? ?

#krejtpërprishtinën #100vjetklub #PërparaBardhëeKaltër

Shpërndaje në: