KFF Mitrovica siguron fazën tjetër të kualifikimeve për në Champions League

KFF Mitrovica siguron fazën tjetër të kualifikimeve për në Champions League

Kff Mitrovica ka shkruar historinë për futbollin e femrave në Kosovë.

Skuadra nga Mitrovica ka siguruar kalimin në fazën tjetër të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve, pasi ka shënuar edhe fitoren e tretë në kuadër të Grupit 2, transmeton Periskopi.

Kff Mitrovica, në ndeshjen e tretë ka mposhtur 1:0 skuadrën nga Mali i Zi, Brezinica, në Nikshiq.

Për skuadrën nga Kosova golin e fitores e shënoi sulmuesja Biqkaj, në minutën e 89’, nga penalltia.

Me këtë fitore, Kff Mitrovica numëron 9 pikë në grupin 2, duke u renditur në vendin e parë, ndërsa në dy ndeshjet e para ka mposhtur Olimpia Cluj nga Rumania dhe FC NSA Sofia nga Bullgaria.

Kalimi në fazën tjetër, është arritja më e madhe për një skuadër të femrave në Kosovë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: