KFOR-i nderon ish-komandantin Klaus Reindhardt

Periskopi.com Lajme

Pjesëtarët e KFOR-it në Kosovë kanë nderuar sot ish-komandantin e këtij misioni gjeneral Klaus Reindhardt.

Ish-komandanti i forcave paqësore në Kosovë, Klaus Reinhardt sot ka vdekur.

“Me zemër të rëndë përshëndesim dhe e ulim flamurin e KFOR-it në gjysmështizë për humbjen e ish-komandantit, gjeneral Dr. Klaus Reindhardt”, thuhet në një postim në Facebook.

Gjenerali Reinhardt komandoi KFOR-in ndërmjet 8 tetorit 1999 dhe 18 prillit 2000.

“Ne si ushtarë të KFOR-it nuk i harrojmë kurrë vëllezërit tanë dhe të gjithë ndajmë dhimbjen për humbjen e ish-komandantit tonë. U prefsh ne paqe gjeneral. Nuk do të harrohesh kurrë”, përfundon njoftimi i KFOR-it.

Komandanti i parë i KFOR-it ishte vendimtar në dhënien e impulseve të shumta dhe të rëndësishme për rindërtimin e shtëpive private dhe institucioneve publike si dhe në ringritjen e institucioneve civile.

Klaus Reinhardt e kishte marrë detyrën nga Michael Jackson, i cili kishte komanduar hyrjen e trupave të NATO-s në Kosovë.