KFOR: Të gatshëm për të ndërmarrë masa për ta mbajtur Kosovën të sigurt

KFOR: Të gatshëm për të ndërmarrë masa për ta mbajtur Kosovën të sigurt

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në Twitter, KFOR njofton se po e monitoron nga afër situatën në veri të vendit.

“KFOR është duke monitoruar nga afër situatën në veri të Kosovës, me organizatat lokale dhe ndërkombëtare të sigurisë. Nën mandatin e vet sipas Kombeve të Bashkuara, KFOR mbetet i përkushtuar ndaj sigurisë, i gatshëm për të ndërmarrë masat e nevojshme për të mbajtur Kosovën të sigurt”, shkruan në KFOR.

RIKUJTOJMË:  Për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për targat dhe dokumentet serbe, serbët lokalë në Kosovë më 31 korrik vendosën barrikada në rrugët që çojnë në Jarinjë dhe Bërnjak.

Qeveria tha se do të shtyjë zbatimin e vendimeve për lëshimin e dokumenteve për hyrje-dalje për shtetasit e Serbisë që hyjnë në Kosovë dhe atë për ndryshimin e targave serbe, kur të hiqen bllokadat.

Vendimi për lëshimin e dokumenteve për hyrje-dalje, po zbatohet në katër pikat e tjera kufitare me Serbinë, të cilat janë të hapura.

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, tha se është i përgatitur të ndërhyjë nëse rrezikohet stabiliteti në veri të Kosovës./Periskopi

 

Shpërndaje në: