Khabib largohet nga UFC

Khabib largohet nga UFC

Khabib Nurmagomedov ka pohuar se do të largohet nga UFC nëse shoku i ekipit Zubaira Tukhugov do të sanksionohet për goditjet ndaj Conor McGregor në trazirat tronditëse që shpërthyen pas përfundimit të ndeshjes.

Skena kaotike u zbuluan në T-Mobile Arena në Las Vegas pasi rusi kishte mbrojtur rekordin e tij si i pamposhtur me një fitore me nokaut ndaj McGregor në luftën e titullit UFC 229, transmeton Periskopi.

Ndërsa Nurmagomedov u ngjit në kafaz për të luftuar me Dillon Danis, McGregor u sulmua brutalisht brenda tetëkëndëshit nga dy anëtarë të ekipit rus dhe shefi i UFC-së Dana White tha se Tukhugov dhe Islami Makhachev kurrë nuk do të jenë të pranishëm në garën e tij.

 

View this post on Instagram

 

I would like to address @ufc Why didn’t you fire anyone when their team attacked the bus and injured a couple of people? They could have killed someone there, why no one says anything about insulting my homeland, religion, nation, family? Why do you have to punish my team, when both teams fought. If you say that I started it, then I do not agree, I finished what he had started. In any case, punish me, @zubairatukhugov has nothing to do with that. If you think that I’ll keep silent then you are mistaken. You canceled Zubaira’s fight and you want to dismiss him just because he hit Conor. But don’t forget that it was Conor who had hit my another Brother FIRST, just check the video. if you decide to fire him, you should know that you’ll lose me too. We never give up on our brothers in Russia and I will go to the end for my Brother. If you still decide to fire him, don’t forget to send me my broken contract, otherwise I’ll break it myself. And one more thing, you can keep my money that you are withholding. You are pretty busy with that, I hope it won’t get stuck in your throat. We have defended our honor and this is the most important thing. We intend to go to the end. #Brothers

A post shared by Khabib Nurmagomedov (@khabib_nurmagomedov) on

t 6:32am PDT

 

Ai e ka konstatuar këtë në rrjetin social Instagram, ku ka shkruajtur: ”Pse nuk e dënuat askënd kur ekipi i tyre sulmoi autobusin dhe lëndoi disa njerëz? Ata mund të kenë vrarë dikë aty, pse askush nuk thotë asgjë për fyerjen e atdheut, fesë, kombit, familjes time?”

”Pse duhet ta ndëshkoni ekipin tim, kur të dy ekipet luftuan. Nëse ju thoni se e fillova unë atë, atëherë unë nuk pajtohem, kam përfunduar atë që ai kishte filluar”.

”Nëse mendoni se unë do të hesht, atëherë jeni gabim. Keni anuluar luftën e Zubaira dhe dëshiron ta suspendoni atë vetëm sepse ai goditi Conorin. Por mos harroni se ishte Conor i cili kishte goditur vëllanë tim së pari, thjesht kontrolloni videon”.

”Nëse vendosni ta pushoni atë, duhet ta dini se do më humbisni edhe mua gjithashtu. Ne kurrë nuk heqim dorë nga vëllezërit tanë në Rusi dhe unë do të shkoj deri në fund për vëllain tim. Nëse ende vendosni ta pushoni atë, mos harroni të më dërgoni kontratën time të prishur, përndryshe unë do ta prish vet”.

”Dhe një gjë tjetër, ju mund të mbani paratë e mia. Ju jeni shumë të zënë me këtë, unë shpresoj se nuk do të mbërtheni në fyt. Ne kemi mbrojtur nderin tonë dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Ne kemi ndërmend të shkojmë deri në fund”, shkroi Khabib.

Tani pritet vendimi i UFC për dënimet ndaj ekipit të Khabib, që janë të paevitueshme./Periskopi/

Nurmagomedov defeated McGregor in the fourth round of their Las Vegas showdown 

Shpërndaje në: