Khabib nuk deshi ta turpëronte Gaethjen para prindërve, e vuri në ‘gjumë’ që të mos e linte të dorëzohej

Khabib nuk deshi ta turpëronte Gaethjen para prindërve, e vuri në ‘gjumë’ që të mos e linte të dorëzohej

Khabib Nurmagomedov nuk deshi të ja thyente dorën Justin Gaethje në UFC 254.

Khabib Nurmagomedov u konfirmua sërish një kampion absolut në sportet luftarake (MMA).

Nurmagomedov fitoi ndaj Justin Gaethje në UFC 254, duke e lënë pa ndjenja në raundin e dytë luftëtarin amerikan i cili u dorëzua në fund.

Gaethje para luftës kishte premtuar se ai nuk do të dorëzohej në qoftë se e mbërthente Khabibi, me këtë të fundit që ishte i vetëdijshëm që Gaethje do ta mbante fjalën e tij.

Khaibi pas luftës i tregoi DC & Helwani se ai nuk deshi të ja thyente dorën Justin Gaethje, për të cilin ishte i sigurt se nuk do të dorëzohej ndaj preferoi mbytjen trekëndëshe, e cila e la pavetëdije këtë të fundit.

“Ai kishte dëgjuar gjatë gjithë javës intervistat e Justin Gaethje, i cili kishte thënë se nuk do të dorëzohej ndaj nuk deshi ta lëndonte në sy të prindërve të tij” – tha ai tek Chamatkar Sandhu.

Nurmagomedov pas fitores dhe përmisimit të rekordit në 29-0 në arte marciale tregoi se nuk do të luftontet më në UFC për shkak të një premtimi që ja kishte bërë nënës së tij.

Shpërndaje në: