Kida mbulohet me para në krevat

Kida mbulohet me para në krevat

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Kida, është shumë aktive në muzikë dhe ajo publikon vazhdimisht projekte të reja muzikore. Ajo ka zbuluar se këtë javë do të sjellë një këngë tjetër dhe fansat mezi po presin.

Kida ka publikuar disa pamje nga videoklipi në profilin e saj të Instagramit. Këngëtarja është veshur e gjitha në rozë dhe shfaqet e ulur në një krevat të mbuluar nga paratë.

Titulli apo data fikse e publikimit nuk është bërë e ditur por do e zbulojmë së shpejti.

Me anë të një videoje Kida ka treguar dhe një pjesë të tekstit dhe dallohet se është një baladë dashurie.

Shpërndaje në: