Kievi e vlerëson lartë Abramovichin: Është një ndërmjetësues efektiv në bisedimet me Rusinë

Kievi e vlerëson lartë Abramovichin: Është një ndërmjetësues efektiv në bisedimet me Rusinë

Sipas Kievit, miliarderi rus Roman Abramovich konsiderohet një “ndërmjetës efektiv” midis Ukrainës dhe Rusisë, përcjell Periskopi.

Ukraina thotë se pronari i Chelsea FC, i cili është subjekt i sanksioneve britanike, ndihmon në parandalimin e keqkuptimeve midis fuqive ndërluftuese.

“Ka kohë që dihet në hapësirën mediatike se ai është një ndërmjetës jashtëzakonisht efektiv midis delegacioneve dhe moderon pjesërisht procesin në mënyrë që të mos ketë keqkuptime në fillim,” kwshtu u shpreh negociatori ukrainas, Mykhailo Podolyak.

Podolyak vazhdoi duke hedhur poshtë spekulimet se Abramovich ishte helmuar gjatë bisedimeve në kufirin Ukrainë-Bjellorusi në fillim të këtij muaji si “teori konspirative”.

Delegacioni ukrainas sugjeroi se këto raporte ishin ndërtuar për të ushtruar presion mbi Moskën dhe Kievin.

Shpërndaje në: