Kievi riemëron monumentin ikonik sovjetik

Kievi riemëron monumentin ikonik sovjetik

Kryeqyteti i Ukrainës ka riemërtuar një hark ikonë të epokës sovjetike që simbolizon lidhjet me Moskën në “Harku i Lirisë së Popullit Ukrainas”, tha kryebashkiaku.

“Këshilli i qytetit vendosi sot të ‘çkomunizojë’ emrin e Harkut të Miqësisë së Popujve”, tha kryetari i bashkisë së kryeqytetit, Vitali Klitschko në Telegram.

Masa simbolike vjen pasi qyteti shkatërroi një statujë të dy punëtorëve, një rus dhe tjetri ukrainas, nën hark muajin e kaluar, përcjell Klankosova.tv

Zyrtarët kanë miratuar një listë me më shumë se 40 monumente dhe pllaka përkujtimore që do të hiqen nga kryeqyteti dhe do të transferohen në një “muze të totalitarizmit”, tha Klitschko.

Shpërndaje në: