Kim Jong-un: Raketa e re ishte dhuratë për “bastardët amerikanë” në Ditën e Pavarësisë

Kim Jong-un: Raketa e re ishte dhuratë  për “bastardët amerikanë” në Ditën e Pavarësisë

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un tronditi SHBA të mërkurën pas kryerjes së një prove të raketave balistike ndërkontinentale, duke thënë se kjo ishte një “dhuratë” për “bastardët amerikanë” në ditën e tyre të pavarësisë.

Testi i të martës u konfirmua edhe nga ministri i Jashtëm amerikan, Rex Tillerson, i cili tha se ai shënonte “një përshkallëzim të ri të kërcënimit për mbarë botën”.

Raketa e djeshme shënonte një moment historik për programin e raketave të Koresë së Veriut dhe rriti shqetësimin në Uashington lidhur me deklaratat e Phenianit për një raketë bërthamore që mund të arrijë Shtetet e Bashkuara.

Akademia e Shkencës e Mbrojtjes e Koresë së Veriut tha se testi e kishte shndërruar shtetin e izoluar në një “vend të sigurt dhe të fuqishëm bërthamor që mund të godasë kudo në Tokë”.

 

Shpërndaje në: