Kim Jong’un arrin me tren në Rusi (Video)

Kim Jong’un arrin me tren në Rusi (Video)

Një ditë para takimit me presidentin rus, Vladimir Putin, udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un ka arritur në territorin e Rusisë.

Delegacioni i zyrtarëve rusë që përshëndetën Kim Jong-un pas arritjes në stacionin e trenave Khasan të rajonit Primorye, përfshinte zëvendësministrin e Jashtëm Igor Morgulov, ambasadorin rus në Korenë e Veriut Aleksander Matsegora dhe personalitete të tjera, njofton Klan Kosova.

Rrugëtimet e Kim Jong Un zgjasin shumë pasi ai udhëton me tren ndërsa jo me ndonjë mjet tjetër transporti, shkruan BBC.

Juri Ukshakov, një zyrtar i Kremlinit një ditë më parë tha se Putin e Jong-un do të diskutojnë për përpjekjet politike dhe diplomatike për të zgjidhur çështjen bërthamore në Gadishullin Korean.

Ndërsa së fundi me të arritur në Rusi, siç shkruajnë mediat e huaja, Kim Jong -un ka deklaruar se ka kohë të gjatë që ai dëshironte ta realizonte këtë vizitë.

 

 

Shpërndaje në: