Kim Mehmeti: Burgjet e çlirimtarëve si burgjet e Millosheviqit, po na i kthejnë të rinjtë të vdekur

Kim Mehmeti: Burgjet e çlirimtarëve si burgjet e Millosheviqit, po na i kthejnë të rinjtë të vdekur

Mehmeti ka qenë i ashpër në kritikën e tij karshi tragjedisë së fundit.

“Jo se nuk e kemi ditur që edhe atdheu (lexo: Kosova) të burgosë, por kurrë nuk e kishim besuar se mund të të kthejë në shtëpi të vdekur! “, shkruan Mehmeti, transmeton Periskopi.

Mehmeti krahason burgjet e sotme me ato të ish-diktatorit serb, Slobodan Millosheviq.

“Pra ne e dinim se mund të ndodh që edhe atdheu ta burgosë rininë shqiptare – siç e burgosi Astrit Deharin – por kurrë nuk e kishim besuar se njësoj si dikur burgjet e Millosheviqit, edhe burgjet e ‘demokratëve dhe çlirimtarëve’ tanë, do na i kthejnë të rinjtë në shtëpi të vdekur! E tmerrshme dhe e dhembshme deri përtej dhembjes”, ka shkruar ai në profilin zyrtar të Facebook-ut. /Periskopi/

Shpërndaje në: