Kim Mehmeti publikon foto: Tiranasit në rrugë pas tërmetit që dridhi Shqipërinë

Periskopi.com Lajme

Kim Mehmeti përmes një fotoje të publikuar në Facebook, tregon që gjendet në Shqipëri, ku siç shkruan ai është me të birin e tij.

Ai tregon se pas tërmetit shumë qytetarë kanë dalur rrugëve të trishtuar.

Ja statusi i plotë:

“Jam në Tiranë me tim bir, e ku shumë qytetarë kanë dalë rrugëve të trishtuar nga tërmeti i sontëm. Frika dhe orvatja t’u shpëtosh fatkeqësive janë edhe shenja të vetëdijes dhe mençurisë, mirëpo të mos e dish se toka është djep dhe varr ynë, të cilëve nuk mund t’u ikësh, është shenjë e injorancës njerëzore!” (Kim Mehmeti)

Shpërndaje në: