Kim tregon a i ka hequr brinjët për t’iu përshtatur veshjes në ‘Met Gala 2019’

Kim tregon a i ka hequr brinjët për t’iu përshtatur veshjes në ‘Met Gala 2019’

Kim Kardashian edhe këtë vit ka rrëmbyer vëmendje në evenimentin e madh të modës, “Met Gala 2019”.

Pas gjithë atyre spekulimeve për dukjen e saj, ylli televiziv është kthyer sërish në maj në Gala 2019, ndërsa ka folur për fustanin e ngushtë dhe dhimbjen që i shkaktoi.

Ajo ka shpjeguar se korseja që mbante në ngjarjen e madhe, i shkaktoi dhimbje të cilat nuk i ka ndjerë ndonjëherë në jetën e saj. “Unë kurrë nuk kam ndier më shumë dhimbje si ajo në jetën time. Do të duhet t’ju tregoj fotografitë e pasojave që mu shkaktuan atë natë”, ka thënë Kim për WSJ Magazine.

E pyetur nëse i ka hequr brinjët për të pasur një bel më të hollë, Kardashian u përgjigj: “Unë nuk e di nëse kjo është e mundur”.

 

Në një video të Vogue pas skenave të postuara pak pas ngjarjes, u zbulua se Kardashian u tha atyre se e kishte mjaft të vështirë të ulej, transmeton telegrafi.

“Anna, në qoftë se nuk ulem për darkë, tani e di pse”, ka bërë shaka ajo, duke i’u referuar redaktores së Vogue, Anna Wintour.

Theksojmë që zeshkania këtë kohë ishte mjaft e përfolur, për shkak se fitoi 2.7 milionë dollarë dëmshpërblim, pasi e paditi një firmë të quajtur “Missguided” në SHBA, nën akuzat për kopjim pa leje.

Shpërndaje në: