Kimmich i befasuar me Bayernin: Nagelsmann, një nga tre trajnerët më të mirë

Kimmich i befasuar me Bayernin: Nagelsmann, një nga tre trajnerët më të mirë

Vendimi i drejtuesve të Bayernit të Mynihut për të shkarkuar trajnerin Julian Nagelsmann dhe për t’ia besuar pankinën Thomas Tucheli, ishte një “rrufe në qiell të hapur” për të gjithë botën e futbollit.

Ndonëse Nagelsmann kishte bërë mirë deri në këtë pikë të sezonit, me Bayernin në garë për titull dhe për Ligën e Kampionëve, drejtuesit bavarezë vendosën ta shkarkojnë në një moment vendimtar të sezonit.

I habitur për ndryshimin në pankinë, ishte edhe një nga liderët e bavarezëve, mesfushori Joshua Kimmich, i cili foli nga grumbullimi me kombëtaren gjermane dhe nuk e fshehu faktin që ishte i surprizuar.

“Nuk di asgjë për këtë vendim. Jam i surprizuar, Di të them që Nagelsmann është një nga tre trajnerët më të mirë me të cilët kam punuar gjatë karrierës time. Megjithatë për momentin jam i përqendruar te kombëtarja dhe kur të kthehem te Bayerni, do të informohem më mirë për gjithë sa ndodhi”, u shpreh Kimmich.

Shpërndaje në: