Kina ka lansuar 11 raketa balistike drejt brigjeve të Tajvanit

Kina ka lansuar 11 raketa balistike drejt brigjeve të Tajvanit

Kina ka lansuar 11 raketa balistike Dongfeng në ujërat afër brigjeve veriore, jugore dhe lindore të Tajvanit, ka njoftuar Ministria tajvaneze e Mbrojtjes, shkruan Sky News, përcejll Periskopi.

Lansimet erdhën në disa periudha, duke filluar në ora 14 sipas kohës lokale dhe që zgjatën rreth 2 orë.

Ministria e Jashtme e Tajvanit tha se veprimet e fundit kanë kërcënuar sigurinë kombëtare të ishullit dhe ka rritur tensionet në rajon.

Ajo gjithashtu bëri thirrje ndaj komunitetit ndërkombëtar për të dënuar kërcënimin e ushtrisë kineze.

Mediat kineze thanë se ushtrimet ishin operacione të përbashkëta të orientuara “në bllokimin, shënjestërimin e sulmeve detare dhe kontrollit të hapësirës ajrore”. /Periskopi/

Shpërndaje në: