Kina në hall me 100 milionë gjyshet e zhurmshme: Shpikin pajisje që iu ndal zërin

Kina në hall me 100 milionë gjyshet e zhurmshme: Shpikin pajisje që iu ndal zërin

Përgjatë parqeve dhe shesheve publike në Kinë, në orët e para të mëngjeseve apo edhe në mesditë, mblidhen gjyshet.

Banda e gjysheve, e përbërë nga gra të moshës së mesme ose të moshës së shtyrë, shkon në një skaj të parkut lokal dhe vallëzojnë në unison me muzikën kineze. Muzikë të lartë. Kjo është mbetje e Revolucionit Kulturor.

Por, kjo traditë po cenohet pasi po prishet qetësia publike në zona rezidenciale. Sidoqoftë, banorët po hezitojnë t’jua thonë këtyre grave në sy që janë të zhurmshme dhe t’i konfrontojnë.

Dilema e gjysheve vallëzuese ka bërë që disa persona t’i rreken teknologjisë për të kërkuar zgjidhje.

Njëra zgjidhje u bë virale këtë javë: një pajisje e stilit të armëve që që ul zërin prej 50 metra largësi.

Komentet për pajisjen ishin pozitive.

“Shpikje mahnitëse, me këtë pajisje do të kem mundësi të jem shefi i lagjes time,” tha një komentues.

Kina ka rreth 100 milionë gjyshe vallëzuese. /Periskopi

Shpërndaje në: