Kina në zi për të gjithë të vdekurit nga koronavirusi

Kina në zi për të gjithë të vdekurit nga koronavirusi

Sot në Kinë do të jetë ditë zie për mijëra njerëz që kanë vdekur nga koronavirusi – kështu flamuri qëndron në gjysmë shtizë në të gjithë vendin duke pezulluar të gjitha aktivitetet e argëtimit.

Në orën 10 të mëngjesit (02:00 GMT) Koha e Pekinit, i gjithë vendi mbajti tre minuta heshtje për të gjithë ata që vdiqën, përfshirë punonjësit e vijës së froni – mjekët. Po ashtu makina, trenat dhe anijet përdorën sirenat e tyre në shenjë respekti, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova

Më shumë se 3,300 njerëz në territorin e Kinës kanë vdekur nga kjo pandemi, e cila u shfaq për herë të parë në provincën qendrore të Hubei në fund të vitit të kaluar, sipas statistikave të publikuara nga Komisioni Kombëtar i Shëndetit.

Në Wuhan, kryeqyteti i provincës Hubei dhe epiqendra e shpërthimit, të gjitha semaforët në zonat urbane u kthyen në të kuqe në 10 të mëngjesit dhe i gjithë trafiku rrugor pushoi për tre minuta.

Rreth 2.567 njerëz kanë vdekur, vdekjet në Wuhan përbëjnë më shumë se 75% të vdekjeve në Kinë.

Pas Wuhan, virusi është përhapur në të gjitha cepat e globit që nga janari, duke infektuar më shumë se një milion njerëz ku më shumë se 59,000 persona kanë vdekur.

Shpërndaje në: