Kina publikon videon rrëqethëse: Thotë se po përgatitet për dëme të mëdha

Kina publikon videon rrëqethëse: Thotë se po përgatitet për dëme të mëdha

Kina ka lëshuar një paralajmërim rrëqethës ndaj Tajvanit, duke publikuar pamje të provave të spitaleve fushore- duke nënkuptuar se ajo po përgatitet për dëme të mëdha, shkruan The Sun, përcjell Periskopi.

Publikimi i këtyre pamjeve vie në kohën kur Pekini ka organizuar manovra ushtarake afër ishullit, teksa është rritur frika për një pushtim.

Tensionet mes dy vendeve janë në pikën më të nxehtë, me Kinën që ka vazhduar të tregojë muskujt e saj, duke lëshuar aeroplanë luftarakë në hapësirën ajrore të Tajvanit.

Tajvani është vendosur në gatishmëri të lartë, teksa Kina ka kryer disa manovra si përgjigje ndaj vizitës së Nancy Pelosit në ishull këtë javë.

Teksa Kina ka rritur lojërat luftarake, pamjet e frikshme të ushtrimeve mjekësore ushtarake janë publikuar në Weibo, ku shihen ekipe të ndihmës së shpejtë duke u marrë me një numër të madh të të plagosurve.

Pamjet shfaqin mjekët duke dërguar ushtarët e supozuar të plagosur në “trenin sanitar”, për të ushtruar mjekimin dhe evakuimin e të plagosurve.

Treni- që mund të bartë më shumë se 100 persona- është i pajisur me njësi të kujdesit intenziv, një sallë të operacionit dhe një dhomë të tretmanit. VIDEO

/Periskopi/

Shpërndaje në: