Kina regjistron pesë raste të reja me COVID-19

Kina regjistron pesë raste të reja me COVID-19

Kina ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit me COVID-19.

Kina raportoi pesë raste të reja COVID-19 dhe tre infeksione të reja asimptomatike për 4 qershor, tha komisioni shëndetësor të premten, raporton Reuters, transmeton lajmi.net.

Komisioni Kombëtar i Shëndetit tha që të pesë rastet e reja ishin importuar, duke përfshirë udhëtarët nga jashtë. Për 3 qershor, Kina kishte raportuar një rast të konfirmuar dhe katër raste asimptomatike.

Kina nuk numëron raste asimptomatike, njerëz që testojnë pozitivisht për koronavirusin, por nuk shfaqin simptoma COVID-19, si infeksione të konfirmuara, transmeton lajmi.net.

Numri i përgjithshëm i infeksioneve në Kinë është 83.027.

Numri i të vdekurve mbeti i pandryshuar në 4,634.

Shpërndaje në: