Kina rrethon Tajvanin me manovra ushtarake

Kina rrethon Tajvanin me manovra ushtarake

Kina do të rrethojë Tajvanin dhe të bllokojë efektivisht ishullin me manovra masive ushtarake në atë që po cilësohet si kërcënimi më serioz ndaj pavarësisë së ishullit në dekada, teksa Pekini ka eskaluar tensionet pas vizitës së Nancy Pelosit, shkruan Daily Mail, përcjell Periskopi.

Gjashtë ditë të ushtrimeve ushtarake filluan të martën rreth ngushticës së Tajvanit që do të zgjasë deri më sot, teksa Kina autoritare po përpiqet të intimidojë fqinjin e saj demokratik dhe të ushtroj presion ndaj Shteteve të Bashkuara për t’u larguar nga mbështetja e tyre ndaj ishullit të vetëqeverisur.

Katër ditë të tjera të ushtrimeve do të fillojnë të enjten dhe do të zgjasin deri të dielen, duke ndodhur në gjashtë lokacione rreth vendit- tri prej të cilave kalojnë në ujërat e tij territorial në atë që Taipei e ka quajtuar thyerje serioze të normave ndërkombëtare.

Dërgesat e anijeve dhe trafiku ajror gjitashtu do të mbyllen në këto zona në që do të shpie drejt një bllokade, ndërsa ekspertët thonë së Pekini është duke bërë prova për të shkëputur ishullin nga pjesa tjetër e botës në rast të një lufte.

Por Pelosi- e cila të martën u bë politikanja e profilit më të lartë që ka vizituar Tajvanin që nga viti 1997- refuzoi të tërhiqej, duke ia bërë të qartë Pekinit se Shtetet e Bashkuara nuk do të braktisin përkushtimin e tyre ndaj Taipeit. /Periskopi/

Shpërndaje në: