Kina thotë që Amerika kërkoi mbylljen e konsullatës, paralajmëron hakmarrje

Kina thotë që Amerika kërkoi mbylljen e konsullatës, paralajmëron hakmarrje

Mbyllja e konsulatës kineze në Houston kërcënon fillimin e përplasjeve të reja diplomatike mes Kinës dhe ShBA-ve, me Pekinin që ka akuzuar Washingtonin se i ka dhënë 71 orë kohë për të mbyllur misionin diplomatik në një lëvizje që është përshkruar si “e paprecedent” dhe “përshkallëzim mizor” i tensioneve.

Kina ka thënë që ShBA-të i kanë thënë konsulatës më 21 korrik të ndërprejë të gjitha punët dhe eventet, dhe që Pekini ka kërcënuar me hakmarrje nëse vendimi nuk tërhiqet.

“Kina fuqishëm e dënon një lëvizje të tillë mizore e tpë pajustifikuar, që do të sabotojë relacionet mes Kinës dhe ShBA-ve,” ka thënë ministri i punëve të jashtme të këtij vendi, Wang Wenbin para gazetarëve gjatë ditës së sotme.

“I bëjmë thirrje ShBA-ve që menjëherë të tërheqin këtë vendim të gabuar, përndryshe Kina do të ndërmarr reagime legjitime e të domosdoshme”, përcjell Periskopi nga The Guardian.

ShBA-ja ka thënë se u urdhërua mbyllja e konsulatës për të mbrojtur pronësinë intelektuale amerikane dhe të dhënat private të amerikanëve. Sidoqoftë, nuk u ofrua asnjë detaj shtesë.

“Shtetet e Bashkuara nuk do të tolerojnë shkeljet e Kinës ndaj sovranitetit tonë dhe intimidimin e popullot tonë, ashtu siç nuk kemi toleruar as praktikat jokorrekte tregtare të saj, vjedhjen e punëve amerikane dhe sjellje të tjera skandalloze,” thuhet në deklaratën e Departamentit të Shtetit.

Shpërndaje në: