Kinë: Aksidentohet autobusi me qytetarë që po dërgoheshi në karantinë, 27 të vdekur

Kinë: Aksidentohet autobusi me qytetarë që po dërgoheshi në karantinë, 27 të vdekur

Në Kinë ka shpërthyer zemërim dhe kritika për politikat zero-Covid, pasi një autobus që po transportonte qytetarët në karantinë, është aksidentuar, dhe kanë vdekur 27 persona, raporton CNN.

Sipas autoriteteve, autobusi po i dërgonte 45 persona nga Guiyang, kryeqendra e provincës Guizhou, për në periferi afro 249 kilometra.

Autobusi është rrotulluar në autostradë në një pjesë malore dhe ka rënë në një luginë të thellë, rreth orës 2:40 të mëngjesit.

Është e paqartë pse autobusi i karantinës ka dërguar qytetarët në mesnatë në rrugët malore, ndërsa moti ishte jo i mirë.

Rregullat e transportit në Kinë ndalon autobusët e distancave të gjata të operojnë nga ora 2 deri në 5 të mëngjesit.

Të mbijetuarit e aksidentit janë duke marrë trajtim./koha/

 

 

Shpërndaje në: