Kirurgu i arrestuar kërkoi nga 150 dhe 200 euro ryshfet

Kirurgu i arrestuar kërkoi nga 150 dhe 200 euro ryshfet

Kushtëzimi me 150 e 200 euro për operimin e dy pacientëve i ka kushtuar mjekut V.R. me arrestim, shkruan sot Koha Ditore.

Policia e Krimeve Ekonomike të mërkurën pas orës 22 e ka arrestuar kirurgun e Spitalit të Vushtrrisë, i cili dyshohet se ka kushtëzuar dy pacientë në Spitalin e Mitrovicës. Një burim i ka thënë gazetës se dy familjarë të pacientëve e kanë paraqitur rastin në polici.

“Pacientëve u ka thënë që ose të paguajnë paratë, ose duhet të presin me muaj për të kryer operimin”, ka thënë ky burim.

Policia e Krimeve Ekonomike e ka pranuar se të mërkurën në orët e mbrëmjes e ka arrestuar një mjek në Spitalin e Mitrovicës.

 

Shpërndaje në: