Kishte edhe gra të tjera që synonin presidencën në SHBA

Kishte edhe gra të tjera që synonin presidencën në SHBA

Më 1872 për postin e presidentes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka kandiduar aktivistja e të drejtave të njeriut, Victoria Woodhull (1838-1927), në emër të «Equal Rights Party», Partia për Trajtim të Barabartë. Kjo i bie 50 vite përpara se më 1920 të instalohej e drejta e votës për gratë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Por, nga kjo histori nuk doli gjë. Victoria Woodhull nuk arriti të fitojë asnjë delegat; përkundrazi, mbi 34-vjeçaren atëbotë rreshi një stuhi e fortë zemërimi e fyerjesh të të gjitha llojeve, e transmetojnë mediat zvicerane agjencinë e lajmeve sda.

Woodhull ishte një mendje e hapur, dhe si e tillë, krejt e kundërta e kundërkandidatit të saj konservatitv. Ajo ishte aktiviste për të drejtat e grave, mjeke tradicionale, kurtizane, socialiste liberale… Woodhull llogaritej si një ndër figurat më të shkëlqyera grua të kohës.

Në kohën kur kandidonte për postin e presidentes, Woodhull ishte në martesën e saj të dytë, dhe afirmonte dashurinë e lirë. Në gazetën e saj javore ajo ligjëronte si për kurset e bursës, ashtu edhe për metodat kontraceptive. Woodhull e parashikonte bursën për multimilionerin Cornelius Vanderbilt, kurse ai e kishte qasur atë në fitimin e tij. Kështu, bashkë me motrën e saj ajo e themeloi kompaninë e parë femërore si «Broker» (ndërmjetësuese) në Wall Street.

Ditën e zgjedhjeve për presidente, 5. Nëntor 1872, Victoria Woodhull e kaloi në burg. Në gazetën e saj ajo kishte publikuar skandalet seksuale të një ministri prominent, Henry Ward Beecher, dhe të spekulantit të bursës, Luther Challis, si një hakmarrje për moralin e dyfishtë të kritikëve.

KLINTON 123

Shpërndaje në: