Kishte mbrojtjen më të mirë, skuadra austriake mposhtet 9-0 në javën e fundit – nisin hetimet

Kishte mbrojtjen më të mirë, skuadra austriake mposhtet 9-0 në javën e fundit – nisin hetimet

Fitorja e bujshme 9-0 e Riedit, falë së cilës fitoi të drejtën e ngjitjes në Tipico Bundesliga, ka ngritur një pluhur shumë të madh në Austri.

Riedi, i cili e mbylli kampionatin me të njëjtën kuotë pikësh me Austria Klagenfurtin, por siguroi ngjitjen falë golavarazhit më të mirë, tashmë është vënë nën hetim nga federata, së bashku me rivalin e ditës së premte, Floridsdorfer, i cili deri në javën e parafundit krenohej me mbrojtjen më stabile në Ligën e Dytë austriake.

Floridsdorfet ra nga kategoria, ndërsa Ried u ngjitën në elitën austriake të futbollit.

Prandaj, në Austri sezoni i ardhshëm pritet të nisë nga salla e gjyqeve

Shpërndaje në: