Kishte simptoma të COVID-19: I mituri rezulton negativ, por familja shokohet nga ajo që nxjerr testi
Një 12-vjeçar dhe familja e tij kanë përjetuar momente të trishtueshme përgjatë këtyre muajve, kjo për faktin se vogëlushi u diagnostikua me kancer.
“Për tre ditë me radhë Cody ndihej i lodhur, kishte kollë dhe ethe. Duke qenë në këtë situatë, mendja na shkoi se mos ai ishte i infektuar me COVID-19. E dërguam djalin në spital dhe pritëm me ankth përgjigjet e testit, por kur mjekët na thanë që ai vuante nga kanceri, u trishtuam së tepërmi”, u shpreh nëna e Codyt, Lisa.