Kitara e Prince shitet për 700.000 dollarë

Kitara e Prince shitet për 700.000 dollarë

Kitara e këngëtarit të famshëm, Prince, është shitur në një ankand për 700.000 dollarë.

Nga shtëpia e ankandit “Julian” kanë thënë se ky ishte çmimi më i lartë për një kitarë të artistit të ndjerë.

Vlera e kitarës së tij të kaltër, ‘Cloud’, ishte vlerësuar ndërmjet 60.000 dhe 80.000 dollarë, mirëpo është shitur për një shifër shumë më të madhe.

Çmimi i shitjes i ka tejkaluar të gjitha parashikimet (Getty Images)

Kjo kitarë është një prej disa gjësendeve të legjendës së muzikës amerikane që janë nxjerrë në shitje në ankandin e përmendur.

Krahas të tjerave, për 102.000 dollarë janë shitur dorëzat bardhezi, të cilat kanë qenë në pronësi të Michael Jacksonit.

Për 118.000 dollarë është shitur edhe xhaketa e Jacksonit nga lëkura e gjarprit, të cilën e ka veshur në klipin e këngës “Beat it”.

Çmimi i MTV-së që dikur e kishte fituar frontmeni i “Nirvana”, Kurt Cobain, është shitur për 62.500 dollarë.

Vargjet e shkruara me dorë nga David Bowie për këngën “Starman” janë shitur për 81.000 dollarë. /Telegrafi/

Shpërndaje në: