Kjo është deklarata e Shqipe Selimit që po kritikohet nga aktivistet për të drejtat e grave

Kjo është deklarata e Shqipe Selimit që po kritikohet nga aktivistet për të drejtat e grave

Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për deputete, Shqipe Selimi, ka dhënë një deklaratë duke thënë se burrat duhet të merren me politikë ndërsa gratë në shtëpi dhe të kujdesën për fëmijët.

Kështu deklaroi, gruaja e Rexhep Selimit kur u pyet se a do të tërhjeket nga politika nëse kthehet Rexhep Selimi nga Haga, shkruan Periskopi.

“Se tash paragjykimet që janë në Kosovë, burri apo gruaja, tash a me pas lanë Rexhën te shpija, e unë në politikë apo si. Gabim është, po edhe i ka kqyr fëmijët, por unë e kam parë më të rëndësishme që unë si nanë me i këqyr fëmijët. Ma e rëndësishm rritja e fëmijve se politika.”

“Por ndoshta vetë natyra na i ka caktu këto ligje të pashkruara që burri të merrët me politikë, e unë me fëmijët”, ka thënë ajo në kallxo.com

Deklarata e saj nga aktivistet për të drejtat e grave po cilësohet si skandaloze nga një kandidate për deputete për Kuvendin e Kosovës./Periskopi/

Avdiu i reagon gruas së Rexhep Selimit pas deklaratës skandaloze: Çka je tuj lypë n’politikë?

Shpërndaje në: