Kjo është arma me të cilën dyshohet të jetë vrarë Liridona Murseli

Kjo është arma me të cilën dyshohet të jetë vrarë Liridona Murseli

Liridona Murseli u vra të mërkurën mbrëma në rrugën “Dalip Alshiqi”.

Ajo ishte duke shkuar në shtëpi bashkë me bashkëshortin, Naim Murseli, dhe fëmijët e saj, kur një grabitës i ndaloi ata duke iu kërkuar.

I njëjti u raportua të ketë kërkuar nga Naim Murseli të largojë fëmijët nga vetura, e më pas vrau viktimën.

Policia e Kosovës është angazhuar në zbardhjen e rastit të vrasjes së saj.

Në Gjakovë u arrestua sot Granit Plava, doras i veprës penale.

I njëjti deklaroi në polici se ishte porositur pikërisht nga bashkëshorti i Liridonës, Naimi, për të kryer këtë vepër.

Naim Murseli u arrestua nga policia, gjithashtu.

Indeksonline ka siguruar fotografi të armës dhe fishekëve të cilat i ka konfiskuar policia, si të dyshuara me të cilat është kryer vepra.

Shpërndaje në: