Kjo është arsyeja pse Ledri fshiu gjitha postimet nga Instagram

Kjo është arsyeja pse Ledri fshiu gjitha postimet nga Instagram

Ledri kishte habitur ndjekësit duke fshirë gjitha postimet nga profili në Instagram.

Menduam se ai kishte zgjedhur të bënte pak pushim në muzikë dhe duhet ta pranojmë se u trishtuam, megjithatë Ledri po na vërteton të kundërtën me postimet e tij.

Reperi ka nisur të publikojë video me vargje këngësh, duke lënë të kuptohet se ai po punon në një projekt të ri.

Siç ka konfirmuar edhe agjenti i “Thumb On”, Ledri do të nxjerrë shumë shpejt albumin e tij të ri, ndaj kjo ishte arsyeja e vetme pse reperi i ka fshirë postimet e tij.

Zakonisht ky është një veprim që shumica e artistëve e bëjnë për të tërhequr vëmendjen dhe për të paralajmëruar publikun për projektet e tyre të reja.

Duket se edhe Ledri ia doli të na marrte vëmendjen e të na ‘bënte merak’, ndërsa tashmë po presim me padurim hitet e tij!

Shpërndaje në: