Kjo është arsyeja pse Ronaldos iu desh të blinte iMacs për të gjithë shokët e tij të skuadrës

Kjo është arsyeja pse Ronaldos iu desh të blinte iMacs për të gjithë shokët e tij të skuadrës

Portieri polak i Juventusit, Wojciech Szczesny ka treguar se Cristiano Ronaldo ishte detyruar t’ua blinte gjithë bashkëlojtarëve të tij te Juventusi nga një kompjuter iMac pas përjashtimit me karton të kuq në ndeshjen ndaj Valencias.

Superylli portugez ishte përjashtuar në ndeshjen e fazës grupore të Ligës së Kampionëve, ndërsa ai u detyrua të blinte dhuratat e shtrenjta. Vendimi për të blerë dhurata të shtrenjta ishte i trajnerit të atëhershëm të Juventusit, Massimiliano Allegri. Allegri kishte vendosur se çdo lojtar që përjashtohet me karton të kuq, duhet t’iu blejë bashkëlojtarëve nga një dhuratë të shtrenjtë.

Dhe pas dy muajve ankesë për ndëshkimin, Ronaldo më në fund kishte blerë dhuratat për bashkëlojtarët.

“Po, ne të gjithë kemi nga një iMac. Vonoi pak pasi ai nuk po mund të pranonte atë karton të kuq dhe insistoi se nuk bëri asgjë gabim. Dy muaj debatoi, por të gjithë më pas morëm nga në iMac”, ka treguar Szczesny përcjellin mediumet italiane.

Ronaldo kishte përlotur kur u përjashtua me të kuq pas një kontakti me mbrojtësin e Valencias, Jeison Murillo. Ronaldo tërhoqi Murillon për flokë pas vetëm 29 minutave lojë dhe menjëherë u përjashtua me të kuq.

Rregullat e Allegrit nuk ishin të vlefshme vetëm për kartona të kuq, por edhe për vonesa në stërvitje.

Szczesnyt ishte dashur të blinte po ashtu dhurata.

“Mendova se ishte e martë, por ishte e mërkurë atë ditë. Allegri më telefonoi dhe më tha se të gjithë janë në stërvitje. Unë erdha gjysmë ore më vonë dhe të gjithë thanë: ‘Do të marrim dhurata!’ Përfundova duke blerë kufje për djelmoshat”, ka thënë Szczesny.

Shpërndaje në: