Kjo është dashuri: 92-vjeçari i lyen flokët gruas në shtëpi

Kjo është dashuri: 92-vjeçari i lyen flokët gruas në shtëpi

Fotoja e një burri 92-vjeçar që i lyen flokët gruas në shtëpi është bërë virale teksa me miliona njerëz janë mbyllur në shtëpi për të pakësuar rastet e të infektuarve me koronavirus.

Të hënën, Yael Shapira Avraham postoi në Facebook foton e gjyshërve të tij me përshkrimin: “Këta janë gjyshërit e mi, 92 vjeç (qofshim shëndoshë). Në çdo situatë, gjyshi bën çmos që gjyshja të kujdeset për veten. Gjeste të tilla s’i shohim përditë.”

Në foto, i moshuari aplikon bojë në flokët e gruas së tij, teksa ajo e sheh me pasqyrë. Mesa duket, janë në kuzhinë dhe gruaja ndodhet në karrige me rrota.

Në Facebook, fotoja është pëlqyer më shumë se 57 mijë herë.

“Kjo foto më ngroh zemrën. Pas gjithë këtyre viteve, dashuria për njëri-tjetrin u është shtuar,” shkruan një komentues. “Kjo është dashuri e vërtetë. Qofshin mirë,” shton një tjetër.

Duke qenë se sallonet e bukurisë janë mbyllur, njerëzit po përpiqen t’i sjellin flokët në vete në kushte shtëpie.

Burimi: The Independent

Shpërndaje në: