Kjo është ‘DS7’, makina presidenciale e Emmanuel Macron (Foto/Video)

Kjo është ‘DS7’, makina presidenciale e Emmanuel Macron (Foto/Video)

Presidentët francezë, tradicionalisht kanë lëvizur nëpër udhëtime zyrtare me limuzina luksoze të prodhimit francez. Tashmë, primatin po e merr “DS7”, makina e presidentit të ri francez Emmanuel Macron.

I njohur si “DS7 Crossback”, aktualisht ky është modeli me prestigjioz i “DS Automobiles”, dhe i gjithë auto industrisë franceze. Ky model është prezantuar dy muaj më parë, kurse në treg do të jetë i disponueshëm në fillim të vitit të ardhshëm.

Që nga kjo e martë, kjo veturë ndodhet në auto-sallonin “DS World Paris”. Të gjithë vizitorët do të kenë rastin të binden në cilësitë e këtij ‘crossoveri’ francez, por edhe detajet që e ndajnë nga versioni klasik i kësaj veture.

Ajo çfarë e bën unike këtë veturë është xhami i punuar në tavan enkas me përmasat e presidentit të ri francez, përmes të cilit do të mund të përshëndeste qytetarët e tij nëpër sheshin Champs-Elysee.

Shpërndaje në: