Kjo është gjendja e kryeministrit Boris Johnson që u vendos në kujdes intenziv nga koronavirusi

Kjo është gjendja e kryeministrit Boris Johnson që u vendos në kujdes intenziv nga koronavirusi

Boris Johnsoni mbetet në kujdesin intenziv por pa nevojën për ventilator derisa Dominic Raab po përgatitet për ditën e parë të tij për të zëvendësuar kryeministrin, ka thënë Michael Gove.

Në një përpjekje për ta qetësuar publikun, Gove tha se qeveria po funksiononte mirë pa kryeministrin, që ishte pranuar në spitalin e St.Thomasit të dielen në mbrëmje.

Gove tha se Johnsoni “po ndiqte këshillat mjekësore” vazhdimisht, pas shqetësimeve se kryeministri kishte qenë duke punuar nga shtrati i spitalit të tij gjatë ditës së hënë, shkruan Guardian, përkthen Periskopi.

Në një intervistë të fundit, Gove tha se Johnsoni ishte mirë, i pëlqente tenisi dhe se kishte “apetit të madh për jetën” dhe se ishte “natyrisht brengosëse” se sa i sëmurë ishte ai me koronavirus.

Duke folur për programin SOT të BBC-së, ai tha: “Ai nuk është në ventilator. Ai ka marrë oksigjen dhe një prej arsyeve pse është në kujdesin intensiv është që ai të mund të marrë çdo ndihmë që i vyen.”

Gove tha se kryeministri e kishte bërë të qartë se Raab ishte zëvendësi i tij, që do të kryesonte takimet dhe të merrte vendimet në mungesën e tij. /Periskopi

Shpërndaje në: