Kjo është gjendja e policëve që u plagosën në incidentin me Lushtakët

Kjo është gjendja e policëve që u plagosën në incidentin me Lushtakët

Dy policisë u plagosën të dielën në Skenderaj, pas mesnate.

I dyshuari është Nuredin Lushtaku, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës – ai të dielën është arrestuar e më pas është liruar.

E mjekja kujdestare në Klinikën e Ortopedisë, Vjosa Binqe, ka thënë se gjendja e pacientit të plagosur në këmbë është stabile dhe po merr trajtimin e duhur.

“Polici ka arritur është pranuar në ora 3:28 domethënë në mëngjes, gjendja e tij është stabile, analizat janë në normë, sa i përket lëndimit, ka pësuar lëndim në shputën e majtë, domethënë është një plagë tejshpuese me armë zjarri, është trajtuar, është vendos imobilizimi me gips, është dhënë terapia e cila jepet për këtë gjendje, antibiotikë, mbrojtje antitetanike, analgjetikë, për momentin gjendja e tij është stabile dhe nuk ka ndonjë pengesë”,ka deklaruar ajo për Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Prej dy të plagosurve njëri prej tyre është në QKUK – tjetri në gjendje më stabile.

Ngjarja ka ngjallur reagime të shumta dhe është dënuar edhe prej Sindikatës së Policisë së Kosovës.

Më herët, avokati i Nuredin Lushtakut, ka thënë se “klienti i tij nuk e ka përdorur armën”.

Hetimi po vazhdon sesi ndodhi rasti, por edhe shkaqet që çuan në të.

Shpërndaje në: