Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës pas situatës së krijuar në Veri

Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës pas situatës së krijuar në Veri

Një ditë para hyrjes në fuqi të masave të reciprocitetit për targat dhe letërnjoftimet e lëshuara nga Serbia, kanë filluar edhe tensionet në Veriun e Kosovës. Për shkak të situatës së krijuar, Policia e Kosovës ka njoftuar se janë mbyllur pikat e kalimit në Jarinje dhe Bernjak.

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, në përditësimin e fundit, ka bërë me dije se pika kufitare tek Dheu i Bardhë është po ashtu e ngarkuar. Atje gjatë hyrjes dhe daljes pritjet janë deri në 90 minuta dhe kolonat e gjata deri në 1000 metra.

Më poshtë keni fluksin në pikat e kalimit kufitar:

/PERISKOPI/

Shpërndaje në: