Kjo është mosha e dy të vdekurve nga koronavirusi në Kosovë

Kjo është mosha e dy të vdekurve nga koronavirusi në Kosovë

Një burrë i moshës 59 vjeçare nga Prishtina dhe një grua e moshës 70 vjeçare nga Korisha e Prizrenit kanë vdekur sot si pasojë e infektimit me koronavirus ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.

Të njetit kanë pasur edhe sëmundje të tjera.

Kjo është vdekja e tretë deri më tani nga koronavirusi në Kosovë.

Njoftimi i MSh-së:

Sot me datë 06.04.2020 në Klinikën Infektive të QKUK-së dy pacientë me COVID 19 kanë përfunduar me vdekje.

Në ora 03:00 ka përfunduar me vdekje pacienti i gjinise mashkull S. N, 1961, Prishtinë,  i cili është pranuar në Mjekimin Intenziv të Klinikës Infektive me datën 04. 04. 2020 transfer nga Qendra Emergjente e QKUK-së dhe ka qenë me sëmundje shoqëruese (Diabetes Mellitus tip 2. Sy hepatorenale). Pacienti është pranuar në Klinikën Infektive në gjendje të rendë pa vetëdije.

Në ora 07:10 ka përfunduar me vdekje pacientja e gjinisë femer, N. R, 1950, Korishë, Prizren, e cila është pranuar po ashtu në Mjekimin Intenziv të Klinikës Infektive me datën 02. 04.2020 dhe ka pasur sëmundje shoqëruese (Diabetes Mellitus, Nephropathia diabetica, Hypertensio arterialis dhe Cardimyopathia chronica).

 

Shpërndaje në: