Kjo është mosha kur janë martuar Thaçi, Veseli dhe Haradinaj

Kjo është mosha kur janë martuar Thaçi, Veseli dhe Haradinaj

Mbi një dekadë bashkë Në fillim të karrierës së tyre, tre krerët e shtetit presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli u treguan shumë diskret sa i përket jetës private. Ata nuk shpalosnin shumë gjëra nga jeta private dhe rrallë kush e dinte se çfarë fshihej prapa personit serioz me kravatë.

Por, me kalimin e viteve, ata u bënë më të hapur ndaj publikut, duke publikuar imazhe të shumta nga jeta private. Duke qenë fytyra publike, interesimi për jetën e tyre dhe personave që kanë në krah është i madh.

Nga imazhet që ndajnë me bashkëshortet, sigurisht e dini që Presidenti i vendit, Hashim Thaçi është i martuar me Lumnijen, kryeministri Ramush Haradinaj me Anitën dhe kryeparlamentari Kadri Veseli me Violetën. Por, a e dini qe sa vjet janë të martuar krerët e shtetit?

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është i martuar me Lumnije Thaçin qysh 22 vjet më parë dhe kanë një djalë. Presidenti është i lindur më 24 prill të vitit 1968, ndërsa është martuar në moshën 29 vjeçare, shkruan rtv21.tv

Kryeministri Ramush Haradinaj është i martuar me Anitën qe 14 vjet dhe kanë së bashku tre fëmijë, dy djem dhe një vajzë. Kryeministri është i lindur më 3 korrik të vitit 1968, ndërsa është martuar në moshën 37 vjeçare.

Ndërsa, kryeparlamentari Kadri Veseli është i martuar me Violetën qe 17 vjet dhe kanë bashkë 4 fëmijë, tre djemë dhe një vajzë. Kadri Veseli u lind më 31 maj të vitit 1967, ndërsa është martuar në moshën 35 vjeçare.

Presidenti Thaçi është nga Buroja e komunës së Skënderajt, kryeministri Haradinaj nga Gllogjani i Deçanit, ndërsa kryeparlamentari Veseli është nga Braboniqi i Mitrovicës.

 

Shpërndaje në: