Kjo është ndeshja e vetme që luhet sot në Superligë

Kjo është ndeshja e vetme që luhet sot në Superligë

Në Superligën e Kosovës sot (e enjte) zhvillohet vetëm një ndeshje.

Është përballja që luhet në ‘Bajram Aliu’ mes Drenicës dhe Gjilanit, që kompleton xhiron e katërt.

Të dy skuadrat pas tri xhirove të para kanë pasur seri të njëjtë, me një fitore, një humbje dhe një barazim, duke grumbulluar nga katër pikë.

Ndeshja mes Drenicës dhe Gjilanit luhet me fillim nga ora 15:00.

Gjyqtari kryesor i kësaj ndeshje do të jetë Dardan Çaka.

 

Shpërndaje në: