Kjo është oferta që CSKA Moska i ka bërë Lazios për Vedat Muriqin

Kjo është oferta që CSKA Moska i ka bërë Lazios për Vedat Muriqin

Vedat Muriqi do të largohet nga Lazio gjatë afatit kalimtar të janarit dhe kjo tanimë është e sigurt.

Por ende nuk dihet skuadra ku do të transferohet ylli i Kosovës, pasi tanimë ofertat në drejtim të Lazios për të nuk po mungojnë.

Leeds United, Hull City dhe West Bromwich Albion e duan kosovarin në Angli, derisa Fenerbahce dhe Galatasaray në Turqi.

Së fundmi garës i është bashkuar edhe gjiganti rus CSKA Moska, skuadër që ka kaluar në favorite për t’i siguruar shërbimet e Muriqit.

Kampioni i shumëfishtë i Rusisë ka gati 2,5 milionë euro për huazimin e Muriqit në janar dhe tetë milionë euro të tjera për ta blerë kartonin e tij në verë.

Një shumë prej 10,5 milionë eurove, që deri më tani është oferta më e lartë që ka ardhur në zyrat e Lazios për reprezentuesin e Kosovës.

Tare dhe Lotito po mendojnë ta largojnë Muriqin dhe kjo duket një shumë e mirë, duke marrë parasysh se Muriqi rezultoi dështim edhe pse u paguan rreth 20 milionë euro për të.

Shpërndaje në: