Kjo është piramida më e madhe në botë që ia kalon edhe piramidës egjiptiane së Gizës (Video/Foto)

Kjo është piramida më e madhe në botë që ia kalon edhe piramidës egjiptiane së Gizës (Video/Foto)

Pavarësisht nga emri i saj, Piramida e Madhe e Gizës me sa duket nuk është piramida më e madhe në Tokë. Në të vërtetë, ka disa piramida të tjera shumë më të mëdha se Piramida e Madhe e Gizës.

Piramida më e madhe e njohur deri më sot është Piramida e Madhe e Çolulës. Jo vetëm që piramida e Çolulës është piramida më e madhe, por pretendohet të jetë monumenti më i madh dhe më i vjetër i ndërtuar ndonjëherë! Emri i saj është në Librin e Rekordeve Botërore të Ginisit për piramidën dhe monumentin më të madh deri më sot. Baza e saj është 4 herë më e madhe se baza e Piramidës së Gizës. Është krahasuar me nëntë pishina olimpike.

Ajo ishte e vendosur në qytetin modern të Pueblos në Meksikë dhe u zbulua në vitin 1910. Fillimisht, ajo ndodhej pranë kryeqytetit të Perandorisë Antike Azteke, Tenochtitlan, raporton “Hidden-truth”, transmeton Periskopi. Në fakt, vendasit e kanë quajtur atë “Tlachihualtepetl”.

Gran_Pirámide_de_Cholula_

Artists-rendition

Kjo do të thotë “Mali i bërë nga njeriu”. Ajo është 450 metra e gjerë dhe 66 metra e gjatë. Një legjendë thotë se është ndërtuar nga gjigantët.

Ishte e fshehur nga sytë, sepse ndodhej brenda një mali. Disa ushtarë spanjollë të udhëhequr nga Herman Cortes ndërtuan një kishë në krye të saj, kur pushtuan Amerikën Qendrore.

Ata nuk kishin idenë se ata po ndërtonin një kishë në krye të piramidave gjigande. Kisha është ende e pranishme dhe quhet “Nuestra Senora de los Remedios”.

Meqenëse spanjollët pushtuan Amerikën Qendrore në vitin 1519 dhe e ndërtuan kishën në vitin 1594, prania e kishës në krye të Piramidës së Çolulës tregon se është mjaft e vjetër. Megjithëse mosha e tij e saktë nuk mund të njihet, studiuesit dhe arkeologët thonë se në kohën kur spanjollët kishin ndërtuar kishën, piramida ishte mijëra vjeç e vjetër.

Disa studiues thonë se nuk ishte aq i madh fillimisht. Meqenëse është kaq e vjetër, ata besojnë se qytetërimet e ndryshme u vendosën në këtë rajon, pasi migracioni ishte një gjë e zakonshme në atë kohë.

David Carballo, një arkeolog në Universitetin e Bostonit në Masaçusets, thotë se: “Duket se ka qenë shumë-etnike, me shumë migracione”. Supozimi i dytë nuk është një supozim, por diçka e marrë nga legjendat. Ajo thotë se qeniet masive gjigande ndërtuan Piramidën e Madhe të Çolulës./Periskopi/

Shpërndaje në: