Kjo është prokurorja që liroi në procedurë të rregullt të dyshuarin për vrasjen e gruas në Llaushë

Kjo është prokurorja që liroi në procedurë të rregullt të dyshuarin për vrasjen e gruas në Llaushë

51-vjeçari Skender Qerimaj dyshohet se vrau bashkëshorten e tij Lirije Qerimaj në Llaushë të Skenderajt, pas një mosmarrëveshje të vazhdueshme me të.

Pesë ditë para vrasjes, më 1 janar, 48-vjeçarja Lirije Qerimi kishte raportuar në polici për dhunën fizike që dyshohej se i shkaktonte bashkëshorti i saj Skender Qerimi. Policia kishte njoftuar për këtë rast edhe prokuroren kujdestare e cila është Stojanka Kasaloviq.

Lajmin e ka konfirmuar për Kallxo.com edhe Kryeprokurori i Mitrovicës, Ismet Ujkani. Ai tha se Kasaloviq ka qenë prokurore kujdestare e cila e ka pranuar rastin.

Shpërndaje në: