Kjo është renditja tabelore në Superligë pas dy ndeshjeve të zhvilluara sot

Kjo është renditja tabelore në Superligë pas dy ndeshjeve të zhvilluara sot

Janë zhvilluar dy ndeshjet e xhiros së dytë në Superligë, Ballkani – Feronikeli dhe Llapi – Gjilani.

Ndeshja kryesore e kësaj jave i ka takuar skuadrës së Ballkanit.

Ballkanasit iu falën tre golëshit të Mirlind Dakut, derisa për mysafirët shënoi dy herë Marclei.

Me këtë fitore, Ballkani renditet në vendin e parë në tabelë me gjashtë pikë, kurse Feronikeli bie në vendin e katërt me tri pikë.

Kurse, në ndeshjen tjetër Gjilani ka shënuar fitore të madhe në udhëtim, duke e mposhtur Llapin me rezultat minimal, 0-1.

Me këtë fitore, Gjilani ngritet në vendin e gjashtë në tabelë me tri pikë, kurse Llapi pa pikë ndodhet në vendin e tetë.

Shpërndaje në: