Kjo është sasia e duhur e ujit që duhet të konsumojmë për të qenë të shëndetshëm

Kjo është sasia e duhur e ujit që duhet të konsumojmë për të qenë të shëndetshëm

Të gjithë na rekomandojnë që të pijmë sa më shumë ujë gjatë ditës. Uji është shumë i nevojshëm, sidomos gjatë stinës së verës kur dehidratohemi edhe më shpejt. Ai është thelbësor për funksionimin e mirë të trurit, organeve dhe pastrimin e organizmit. Megjithatë nuk duhet ta teproni me pirjen e tij, pasi ekziston intoksikimi nga uji – që ndodh kur sodiumi në trup tretet aq shumë sa mund të shkaktojë enjtje në tru dhe koma.

Por cila është sasia e duhur e ujit që duhet të konsumojmë gjatë ditës?

Specialistët deri më tani kanë thënë se duhet të konsumojmë 8 gota ujë në ditë, por studimet e fundit tregojnë se kjo sasi varet nga pesha trupore e secilit individ dhe nga mjedisi ku jeton. Mesatarisht, sasia që duhet të konsumojmë është 2.5 – 3.7 litra në ditë për meshkujt dhe 2 – 2.7 litra për femrat.

Shpërndaje në: