Kjo është situata aktuale në veri, me 200 serbë duke protestuar

Periskopi.com Lajme

Në veri të vendit aktualisht situata është e qetë. Duke protestuar janë më shumë se 200 persona serbë, por edhe Policia e Kosovës po garanton një siguri të madhe.

“Situata mund të them që është e qetë, pavarësisht që ndryshe shihet nga Prishtina. Qytetarët serbë siç do natë tjetër po vendosen këtu, janë më shumë se 200 persona. Prezenca e Policisë së Kosovës po garanton një siguri më të madhe”, raporton gazetari i T7.

Por, nga veriu i vendit Lani konfirmoi se numri i protestuesve është më i vogël se netëve të tjera.

“Situata është e qetë. Nëse krahasojmë me ditët e tjera, numri i qytetarëve në Jarinjë dhe Bernjak është më i vogël se netëve të kaluara”, raportohet.

Megjithatë, pas bllokimit të rrugëve nga protestuesit, Policia e Kosovës dhe gazetarët po kalojnë nga një rrugë dytësore.

“Policia e Kosovës vijnë me automjete të tjera 2 kilometra larg nga këtu, e prej aty vijnë këmbë nëpër rrugë anësore”.

Shpërndaje në: