Kjo është skuadra e Kaçes për sezonin e ri

Kjo është skuadra e Kaçes për sezonin e ri
Kjo është skuadra e Kaçes për sezonin e ri
Ergys Kaçe ka kërkuar nga klubi i PAOK që të sqarojë të ardhmen e tij.
Mesfushori i përfaqësueses shqiptare, po kalon një formë shumë të mirë në këtë javë të para të fazës përgatitore.

Ndaj ai ka dashur të mësojë nëse do të jetë në planet e klubit, apo duhet të fillojë të mendojë për një sistemim të ri, meqenëse reparti i mesfushës te PAOK ka shumë rivalitet.

Sipas mediave greke, një ditë më parë, përfaqësuesi i lojtarit është takuar me trajnerin Stanogevits, duke kërkuar informacione rreth të ardhmes së Kaçes dhe mundësisë që kishte ai për të luajtur me rregullsi te PAOK.

Tekniku nuk është përgjigjur drejtpërdrejt, por ka bërë të qartë se në këtë moment, askush nuk e kishte vendin të sigurt në ekip, pasi të gjithë ishin në fazën e vëzhgimit. Në ditët në vijim do të mësohet më shumë, pasi Kaçe dëshiron të luajë rregullisht dhe jo të qëndrojë në stol, siç i ndodhi në sezonin e kaluar pasi u kthye te klubi grek.

Shpërndaje në: